1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Nikoliq thotë se Evropa duhet ta ndalë Thaçin

Presidenti serb Tomislav Nikoliq hodhi poshtë akuzat e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Serbia dëshiron të aneksojë pjesën veriore të Kosovës.

Nikoliqi ka thënë se Evropa duhet të shqetësohet për deklaratat nxitëse të Thaçit, por se BE mundet lehtë ta zgjidh këtë, transmeton lajmi.net.

“Është absolutisht absurde të thuhet se Serbia dëshiron të aneksojë veriun e Kosovës. Në thelb kjo është e pamundur, për shkak se Kosova është në Serbi”, ka thënë Nikoliqi në një intervistë për të përditshmen portugeze “Diaro de Notisias”.

I pyetur nëse Evropa duhet të frikësohet nga një luftë e mundshme në mes të Serbisë dhe Kosovës, duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit, Nikoliq ka thënë se Serbia nuk ka dërguar njerëz të armatosur për shqiptarët, por anasjelltas, si dhe dërgimi i njësisë speciale ROSU në veri të Kosovës, pjesë e banuar me serbë, është shkelje brutale e marrëveshjes së Brukselit nga autoritetet e Prishtinës.

Ai shtoi, se Prishtina ka shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, për shkak të dërgimit të ROSU-së në

veri të Kosovës për të “ndaluar një tren, nuk ishte ndonjë tanke, as ndonjë makinë e blinduar, por ishte i mbushur me civil që shkonin për Mitrovicë.”

Sipas tij, Serbia po i përmbush të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe se “Evropa nuk duhet të shqetësohet për deklaratat nxitëse të Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të tjerë të Prishtinës”, por se ajo është “mjaftë lehtë për t’u zgjidhur duke i bërë të qartë se një gjë e tillë nuk do të tolerohet.”

I pyetur nëse ai ende beson se Rusia është aleat i madh i Serbisë, ai tha se Serbia i është mirënjohëse Rusisë për gjithë ndihmën e dhënë.

“Kjo nuk është vetëm çështje emocioni, Serbia vazhdimisht merr mbështetje të madhe nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin në shumë çështje të rëndësishme për të mbrojtur integritetin e sovranitetit territorial. Prandaj, në jemi mirënjohës, si dhe të gjitha vendeve që na ndihmojnë ta bëjmë këtë”, thotë Nikoliq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img