Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, disa ditë pas raundit të bisedimeve, ka thënë se gjatë negociatave në Bruksel me palën kosovare më 24 janar, i kishte thënë homologut kosovar, Hashim Thaçi, se është kriminel.
Siç shkruan ‘Kurir’, Nikoliq ka thënë se Thaçi filloi të flasë për krimë lufte, dhe për këtë arsye, Nikoliq i kishte thënë Thaçit “ti je kriminel”, transmeton Indeksonline.
“Unë nuk kam mundur të heshtë për një gjë të tillë, kam thënë se ai është akuzuar për krime lufte dhe për këtë arsye duhet të japë përgjegjësi. Nuk kam bërë asnjë skandal, ia kam zgjatur dorën atij kur kemi hyrë në sallën e takimit”, ka konfirmuar Nikoliq.