1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Nikoliq: Serbia nuk do lejojë që të diskutohet për njohjen e Kosovës në Bruksel

Sot është hera e dytë brenda 7 dite që po zhvillohet një takim i nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit.

Përsëri nuk ka axhend zyrtare, por që do te ketë bisedime ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës në njërën anë dhe Aleksander Vuciq dhe Tomisllav Nikoliq në anën tjetër, për cështje ende të pazgjidhura deri më tani. Kështu të paktën ka deklaruar zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijancic.

Gjatë ditës së sotme në mediat tona është shkruar se gjatë takimit që pritet të mbahet sonte rreth orës 20:00, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do paraqes një letër me shkrim ku do kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia.

Për këtë çështje kanë shkruar edhe mediat serbe. Sipas tyre, kjo është hera e parë që Prishtina po paraqet një propozim të tillë me shkrim.

Mirëpo, për një gjë të tillë ka reaguar presidenti Tomislav Nikoliq. Ai thotë se nëse Serbia nuk do lejojë të diskutohet për një gjë të tillë.

“Serbia nuk do të bie dakord për të diskutuar njohjen e Kosovës, edhe nëse pala e Prishtinës përpiqet edhe 100 herë që ta vë këtë çështje  në Bruksel”, ka thënë presidenti i Serbisë, njoftojnë mediat serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img