2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Nikoliq: I plotësojmë kushtet e BE-së, përveç njohjes së Kosovës

Këshilltarja e Presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq, Stanislava Pak, ka konfirmuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Deklaratat e saj vijnë pas komenteve të Ministrit të Shtetit për Evropën i Qeverisë së Gjermanisë, Michael Roth, i cili deklaroi se “Serbia duhet të qartësojë çështjen e Kosovës para se të hyjë në BE”, transmeton lajmi.net.
“Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe Presidenti i saj kurrë nuk do e shkelte atë. Serbia është ushtarakisht neutrale dhe kurrë nuk do e pranojë pavarësinë e Kosovës”, dekaroi Pak.
“Në të njëjtën kohë ne do të plotësojmë të gjitha kushtet për futjen në BE, deri tek kërkesa për njohjen e Kosovës”, shtoi ajo.
Ministri Roth kishte deklaruar se marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img