Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se BE ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk mund të integrohet në këtë familje të madhe pa e njohur shtetin e Kosovës.
Duke folur në një intervistë për mediat serbe, Nikoliq ka thënë se këtë ia ka bërë të qartë komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn
Nikoliq po ashtu ka thënë se njëri nga kushtet është po ashtu vendosja e sanksioneve ndaj Serbisë.
“Hahn më ka thënë se Serbia nuk mund të ec përpara, nëse nuk nënshkruan një marrëveshje ndërfqinjësore me Kosovën. Kjo për mendimin tim, nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai (Hahn) gjithashtu na tha se pa një politikë të jashtme të përbashkët, ne nuk mund të bëhemi anëtarë të BE-së,” është shprehur Nikoliq.