Site icon PrishtinaPress

Nikolic thërret Këshillin Kombëtar të Sigurisë, shkas Ushtria e Kosovës

Presidenti i Serbisë ka thirrur Këshillin Kombëtar për Siguri në një seancë ku liderët shtetëror do të japin informacione relevante dhe do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kjo seancë është paralajmëruar të mbahet të hënën, pasi Prishtina ka njoftuar se do të formojë ushtrinë dhe se dialogu i Brukselit rrezikon të ndërpritet, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Më së shumti ata thuhet se është duke i brengosur insistimi i presidentit Hashim Thaçi për formimin e ushtrisë.

E kjo ide për Beogradin është krejtësisht e papranueshme dhe se thuhet se do ta qojë rajonin drejt një katastrofe.

Exit mobile version