Mediat serbe kanë njoftuar se Nikolic ka anuluar vizitën në Shtërpce për “arsye” të panjohura. Por, sot burime të Gazetës Express kanë bërë me dije se atij nuk i është lëshuar leje për të hyrë në Kosovë.
Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka anuluar vizitën e paraparë për të premten në komunën me shumicë serbe të Kosovës, Shtërpcë. Lajmin e ka dhënë portali serb ‘Blic.rs’, duke u thirrur në burime të veta, përcjell në shqip Gazeta Express.
Ky medium i Beogradit thotë se arsyet e anulimit të kësaj vizite janë të panjohura.
Nga ana tjetër, burime të Gazetës Express, gjatë ditës, kishin thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende nuk kishte dhënë aprovim për lejimin apo jo që presidentit Tomislav Nikoliq, të vizitojë Shtërpcën me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.