0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nikaj për zhvillimet në Bruksel: Dialogu mund të zgjasë edhe 10 vite

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka thënë se nënshkrimi i planit franko-gjerman nënkupton se dialogu do të vazhdojë.

Sipas tij ky proces i dialogut mund të zgjasë edhe për 10 vitet e ardhshme

Ai në “Frontal” të T7, ka thënë se në këtë plan nuk ka ndonjë gjë konkrete.

“Është e qartë se dialogu do të vazhdojë edhe pas nënshkrimit të këtij si dhe nënkupton se Kosova do të tërhiqet nga kërkesa për njohjen e ndërsjellt”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për “mos bashkëpunimin” me SHBA-të dhe BE-në.

“Unë mendoj që sikur të kishte një bashkëpunim më të mirë marrëveshja kurdo që do të arrihej do ta kishte njohjen reciproke në qendër”, ka thënë ai.

Sipas tij tashmë Asociacioni është në qendër e jo njohja.

Nikaj po ashtu ka thënë se Kurti nuk ka dhënë asnjë garancë për përfitimet e Kosovës nëse e pranon planin franko-gjerman. /Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img