Gazetari Valon Syla, i ftuar në Pressing në T7 ku po diskutohet për fillimin e fushatës, ka komentuar veprimin e kryeministrit, Albin Kurti, i cili sot në ditën e hapjes së fushatës është takuar me nënën Ferdonije nga Gjakova, e cila ka të zhdukur katër djem dhe bashkëshortin gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Syla ka thënë rreth kësaj se jo që veprimi i kryeministrit është i pandershëm porse njeriu nuk din si me komentuar këtë veprim.
‘’Duket që së pari ka shkuar në periferi në qoshet e Kosovës, me një teren ku as zgjedhjet komunale s’ka mujt me i fitu, që tash s’dihet a është partia e dytë, në një sallë që është e ulët. Mos të flas për Ferdonijen, se këtu e shoh që ma e rëndë për Ferdonijen që e ka pranu se për këta që ka hi. Ky e ka gjete ku me hi, se s’ka mujt me hi tjetër kun, qeshtu e ka me Avni Deharin. Kjo është jo e pandershme, por nuk e din njeri as qysh me cilësuar këta. Niher pasul me hoxhën, tash qorbë me mish me Ferdonijen. Qorbë elektorale’’, ka thënë ai.