Site icon PrishtinaPress

Nigeria në finale të Kupës së Afrikës

Nigeria ka kaluar në finale të Kupës së Afrikës pasi e ka mundur Afrikën e Jugut në penalti.

Një gol i William Troost-Ekongut nga pika e bardhë në minutën e 67-të u duk sikur ia siguroi kualifikimin kombëtares në fjalë.

Mirëpo pikërisht nga pika e bardhë, në të 88-tën barazoi Afrika e Jugut përmes Teboho Mokoenës.

Fituesi nuk u gjet as pas vazhdimeve, ndërkaq në penalti më efikasë u treguan nigerianët që triumfuan 4:2.

Ata në skenën e madhe do ta presin fituesin e ndeshjes midis nikoqirit, Bregut të Fildishtë, dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Exit mobile version