0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Nicole Kidman: Pas dhunës në Kosovë, vendosa të ndihmoj

Aktorja e njohur amerikane, Nicole Kidman, thotë se pasi i ka parë femrat dhe fëmijët, që ishin viktima të luftës në Kosovë, ajo ka vendosur që njëra nga gjërat më të rëndësishme në jetën e saj ishte për t’i ndihmuar ato viktima.
Kjo aktore e filmit, fituese e shumë çmimeve prestigjioze, tha mbrëmë në New York, gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e dhunës kundër grave, se prej para 10 vitesh ka filluar të angazhohet dhe do të “jetë zë për femrat që nuk kanë zë”, raporton AP.
Zonja Kidman, që është ambasadore e vullnetit të mirë për Gratë e Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nga mysafirët në këtë ceremoni që të ndihmojnë materialisht, pasi femrat dhe vajzat “kanë nevojë për ne, që kemi mundësi dhe që kemi para” t’i ndihmojmë ato.
Organizata Gratë e Kombeve të Bashkuara tha se në këtë darkë janë tubuar më se 105 mijë dollarë, përfshirë donacionin prej 50 mijë dollarëve nga aktorja, Nicole Kidman.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img