Ylli i Spanjës Nico Williams është rikthyer te Athletico Bilbao.
Ai i është bashkuar në stërvitje skuadrës baske.
Williams kishte leje deri më 12 gusht, por e shkurtoi periudhën e pushimit për të përshpejtuar përgatitjen e tij për fillimin e La Ligës.
Rikthimi i tij festohet sepse do të thotë se ai nuk do të largohet nga klubi këtë verë.
Futbollisti refuzoi disa oferta për t’u larguar nga Bilbao.
Për ta marrë në radhët e veta, ishte Barcelona skuadra që insistoi, por duket se futbollisti dhe klubi janë marrë vesh që të respektohet kontrata e Nicos e cila është valide deri në vitin 2027.
Spanja u shpall fituese e “EURO 2024” që u mbajt në Gjermani duke e mposhtur Anglinë me rezultat 2:1.
Ishte vetë Willims ai i cili e realizoi golin e epërsisë së “Furisë së kuqe” në këtë finale.
22-vjeçari shkëlqeu në Kampionatin Evropian, duke u bërë një nga futbollistët kyç në skuadrën e Luis de la Fuentes.