Komandanti i bazës ushtarake amerikane Bondsteel, koloneli amerikan me origjinë serbe Nick Ducich ka vlerësuar se situata në Kosovë ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë dhe stabile.
Ai ka shtuar se ushtarët e KFOR-it po bëjnë të gjitha që të garantohet një mjedis për lëvizje të lirë për të gjithë banorët e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Situata e sigurisë në zonën time është e qetë dhe stabile. Sipas mendimit tim, problemi më i madh me të cilin ballafaqohet Kosova e për të cilin ka treguar kohë më parë edhe raporti i Komisionit Europian janë korrupsioni dhe kriminaliteti.
Sepse, ka shtuar ai, me debat të vërtetë e dialog, për çështje politike me siguri se ka zgjidhje.
I pyetur për ato që gazeta Novosti e Beogradit probleme të serbëve në Kosovë dhe se a ka kontakte me nejësit e thjeshtë në terren, Ducich përgjigjet pozitivisht dhe shton se sidomos me serbët ka kontakte pas shërbimeve kishtare.
Ata, thotë ai, pa marrë para sysh moshën, paraqesin problemet që kanë.
Thotë edhe se ka përshtypje të dyfishtë për Kosovën: “E para është rëndësia historike dhe fetare e Kosovës, e pastaj dëshira që të zgjidhen çështjet urgjente në mënyrë që të krijohen mundësi edukative e ekonomike”, thekson Duçich .
Kohë më parë ai ka qenë në Patrikanën e Pejës, e cila, siç thotë e ka mahnitur dhe i ka lënë mbresë të jashtëzakonshme për tërë jetën.
Thotë se takohet me politikanë serbë, prefektë, njerëz të rëndomtë por edhe me kolegë në Ushtrinë e Serbisë.
Ai po ashtu gëzohet se shumë shpejt do ta vizitojë Serbinë dhe sërish do të takohet me përfaqësues të Ushtrisë serbe, transmeton Koha.net.