3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ngutia me Ligje, kërkohet të angazhohen ekspertë, mos të kontestohen nga Kushtetuesja

Ligje të miratuara në Kuvendin e Kosovës po përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, nën pretendimet se janë në kundërshtim me Kushtetutën. Njohësit e çështjeve politike në vend po konsiderojnë se ligjet që janë duke u hartuar nga Qeveria e Kosovës po behën pa konsultime me palët e prekura, pa përfshirjen e eksperteve dhe me nguti janë duke u votuar.

Profesori Mazllum Baraliu, tha se Qeveria duhet që ta merr me seriozitet çështjen e përgatitjes së ligjeve që ato të mos i bëjë me nguti, që më pas të kontestohen nga Kushtetuesja.

Sipas tij, Qeveria do të duhej që të angazhonte në hartimin e ligjeve ekspertët e duhur që ligjet të jenë të nivelit dhe cilësisë së duhur.

“Do të duhej Qeveria gjithsesi që ta merr seriozisht çështjen e parapërgatitjes së ligjeve, projektligjeve, drejt Kuvendit në mënyrë që të mos bëhet as gjë më shpejtësi, për ngut dhe që pastaj sa po të bëhen ato ligje, të përgatiten të hynë në fuqi, të kontestohen, qoftë nga opozita, qoftë nga qytetaria. Një nguti e tillë mund të ketë pasoja dhe njëra prej pasojave është pikërisht kontestimi i tyre në Gjykatën Kushtetuese dhe prandaj do të duhej që atë shumësi ligjesh, 188 fillimisht që i ka pasur në planin legjislativ Qeveria pas ardhjes saj në pushtet do të duhej t’i përpunonte mirë, të angazhonte ekspert. Ne kemi ekspert, siç duket ekspertet që angazhohen nga jashtë e që marrin shuma të mëdha parash e në fakt përgatisin bashkë me këta të tjerët brenda, ligje, projektligje të ndryshme nuk janë të nivelit dhe të cilësisë së duhur”, tha ai.

Baraliu shtoi se ligjet janë duke u dërguar me nguti në Kuvend e po votohen edhe në lexime të dyta, pa konsultime të duhura.

“Nuk është vetëm një ligj janë më shumë ligje, nuk është vetëm një rast që është dërguar e kontestuara pra në Gjykatë Kushtetuese, por ka më shumë. Madje edhe në kohën e pandemisë, prandaj kjo tregon për një nguti për një proces provizor të përgatitjes së ligjeve pa bërë bazën e mirë profesionale, pa bërë debat të mirëfillte shterues publikë. Jo formalisht në Kuvend atje përmes një komisioni, një debat që është totalisht jo formal dhe i pa rëndësishëm. Nuk do të duhej të ndodhte që disa ligje me shpejtësie teorike dërgohen ne Kuvend dhe miratohen atje. Madje ka ndodhur që të ketë ligje të cilat dy leximet janë bërë brenda një dite në seanca ose vazhdim seancash. Shihet nga opinion publike sidomos nga bota akademike një nguti, një qasje provizore, kapërcyere, lehtësuese dhe sipërfaqësore në përgatitjen e këtyre ligjeve nga ana e ekzekutivit”, tha ai.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, tha se edhe disa ministra të Qeverisë e kanë shkelur Kushtetutën, e as që e kanë shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes, raporton EO.

Sipas tij, Qeveria ka mendësi totalitare dhe se nuk ka përgjegjësi morale para qytetarëve.

“Ky po ashtu është një fenomen i Qeverisë Kurti që disa nga ministrat kanë shkelur Kushtetutën dhe nuk kanë pasur as një lloj sensi për të dhënë dorëheqje. Fjala vjen ne kemi raste kur presidentët, se paku dy president kanë dhënë dorëheqje për shkak se janë gjetur në kundërshtim me Kushtetutën. Ndërsa ministrat e Qeverisë Kurti nuk japin dorëheqje”.

“Në tërsi kjo është një Qeveri që ka një mendësi totalitare edhe si e tillë ata nuk mendojnë që kanë përgjegjësi morale para qytetarëve. Vetë fakti që kryeministri ka thënë që shumica e njerëzve janë njerëz analfabet funksional e dëshmon faktin se çfarë qëndrimi ata kanë ndaj votuesve, përkatësisht ndaj qytetarëve. Thjeshtë i injorojnë mendojnë se janë disa turma pa tru dhe ndaj të cilëve ata mund të sillen kështu si po sillen”.

Të premte, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dërguar në gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë, pasi sipas tyre, ky ligji që i prek drejtpërdrejt komunat nuk është konsultuar fare me to.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img