Site icon PrishtinaPress

Ngushëllimi i Fatmir Sejdiut: Sikur për shumë prindër shqiptarë në Kosovë, jeta nuk u tregua e butë me Haxhi Thaçin

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçi.

“Përmes kësaj shkrese dua t’i shpreh ngushëllime Presidentit Hashim Thaçi dhe familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj Haxhi Thaçi, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Me Presidentin Thaçi ishim bashkë në përgatitjen e shpalljes së pavarësisë, ku kisha vërejtur se kisha të bëj me një njeri të përkushtuar për prindërit dhe familjen.”

Ai theksoi se jeta nuk është treguar e butë me Haxhi Thaçin.

“Sikur për shumë prindër shqiptarë në Kosovë, jeta nuk u tregua e butë me Haxhi Thaçin. Shpresoj që i dashuri juaj të gjej pushimin e merituar dhe që familja Thaçi të gjej forcën për ta tajkaluar edhe këtë dhimbje.”

Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi, kishin qenë në krye të Kosovës kur vendi u pavarësua në vitin 2008-të.

Kur Thaçi si kryeministër e shpalli Kosovën shtet, Sejdiu ishte në postin e presidentit.

Atë kohë dyja partitë që drejtoheshin nga ta, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ishin në koalicion qeverisës.

Exit mobile version