Site icon PrishtinaPress

Ngritje temperaturash në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavë.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Temperaturat do të shënojnë rritje të larta në të dy vlerat ekstreme.

Të dielën mot kryesisht i ngjashëm, por në veriperëndim të vendit priten riga të izoluara të shiut.

Temperaturat mbeten pothuaj të ngjashme me të ditës së shtunë.

Exit mobile version