6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ngritja enorme e çmimeve, ministrja Haxhiu e fton Prokurorin të marrë veprime të menjëhershme kundër abuzuesve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Prokurorit të shtetit të merr masa të menjëhershme kundër abuzuesve.

Këtë thirrje Haxhiu e ka bërë në profilin e saj në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Ditëve të fundit dhe sidomos sot kemi vërejtur një ngritje enorme, aspak normale dhe tërësisht të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike të konsumatorëve nga subjektet tregtare. Kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë.

Një kurdisje dhe orkestrim të të cilit po jemi dëshmitarë, është vepër penale e sansksionuar në mënyrë të dyfishtë, me burgim (1-5 vite) si dhe dënim shtesë me gjobë, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ftoj Prokurorin e Shtetit, që bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të përcaktuara, të ndërmarrë menjëherë veprime në përputhje me mandatin e tij, kundër abuzuesve që po përfitojnë paligjshëm që me veprimet e tyre po dëmtojnë qytetarët e vendit tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img