Site icon PrishtinaPress

Ngritet vlera e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë

Punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë janë bërë më të vlefshëm në javët e fundit. Shkuarja e një numri të konsiderueshëm të kësaj kategorie në shtetet përëndimore, sidomos në Gjermani, ka bërë që shumë kompani të përballen me mungesë punëtorësh. Për këtë, është rritur edhe vlera e tyre në tregun e punës.

Nga 12.5 deri në 15 euro ishte çmimi që pagueshin për një ditë punëtorët e ndërtimtarisë në kompanitë kosovare.

Por, tani ky çmim është më i madh. 17 euro e gjysmë deri në 20 euro është vlera mesatare që paguhen punëtorët e ndërtimtarisë në tregun kosovar.

Nëse vrulli i të rinjve që do të largohen nga Kosova do të rritet, ky çmim pritet edhe të rritet, shkruan Indeksonline.

A.K, pronar i një kompanie ndërtimore nga Kosova ka thënë se shumë të rinj në gjashtë muajt e fundit e kanë lëshuar punën duke udhëtuar drejt Gjermanisë.

“Vetëm në gjashtë muajt e fundit, 13 punëtorë të kompanisë e kanë lëshuar vendin e punës duke udhëtuar me viza pune drejt Gjermanisë. Kjo ka bërë që të rritet edhe vlera e punëtorëve pasi që është vështirë edhe me gjet” ka thënë biznesmeni kosovar, në kushte anonimiteti.

Poashtu, në sektorin e ndërtimtarisë punëtori i kategorizuar si mjeshtër paguhej mesatarisht 22 euro, ndërsa tani vlera e tyre është rritur nga 22.5 deri në 25 euro.

Ndryshe, kategoria e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë që nga paslufta ka qenë më e injoruara dhe më e rrezikuara pasi që shumë punëtorë kanë vdekur e janë lënduar në vendet e punës.

Exit mobile version