-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ngritet aktakuzë ndaj Xhavit Drenorit, gjuajti me këpucë djalin e prokurorit

Më 19 nëntor të këtij viti u raportua për një përleshje në mes të Xhavit Drenorit dhe Ramadan Berishës, djalit të tani ish-prokurorit Ibrahim Berisha. Për këtë rast tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 16 nëntor të këtij viti, Xhavit Drenori ngarkohet me veprën penale “Sulmi”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, më 19 tetor 2021, rreth orës 13:06, në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Gllogovc, i pandehuri për shkak të mosmarrëveshjeve të çastit me të dëmtuarin Ramadan Berisha, fillimisht janë fjalosur mes vete e pastaj me dashje e ka sulmuar të njëjtin duke e goditur me këpucë.

Vepra penale për të cilën akuzohet Drenori, nga neni 184, paragrafi 1 të KPRK-së dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

Ngritjen e kësaj aktakuze i akuzuari Drenori e konsideron të njëanshme.

Tutje, Drenori bëri të ditur se kanë bërë kërkesë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë që të përfshihet edhe Ramadan Berisha si i akuzuar.

“Është skandaloz, është i papranueshëm dhe avokati tashmë e ka ba kërkesën që ta rishqyrtojë prokuroria lëndën”, ka thënë Drenori, duke shtuar se ky do të duhej të ishte palë e dëmtuar kurse Berisha i akuzuar.

“Betimi për Drejtësi” ka provuar të kontaktojë edhe me Ramadan Berishën, por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img