Site icon PrishtinaPress

Ngritet aktakuzë ndaj U.D. të drejtorit të Spitalit në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Halit Gërbeshit – ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës nga muaji shtator 2021 e deri në muajin dhjetor 2021, në Ferizaj, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, në vazhdimësi dhe me dashje, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete, në atë mënyrë që në pompën e derivateve ‘HIB Petrol’ e cila gjendet në Ferizaj, shtatë herë, ka furnizuar me derivate në kuadër të tenderit të spitalit, veturën e tij private të markës HUNDAY, pa u pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues të SHSKUK-së dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në shumë prej 403,97 euro, me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Exit mobile version