Është ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Kukësit Safet Gjicit dhe Alma Kaçit.
Prokuroria e Posaçme i ka përfunduar hetimet dhe ua ka bërë të ditur akuzën, Gjicit dhe Kaçit.
Ish-kryetari i Kukësit u arrestua në qershor pas publikimit të një videoje erotike me 40-vjeçaren, në zyrën e këtij të fundit.
Kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.
Nga ajo kohë, Gjici ndodhet në burg, derisa Kaçi në arrest shtëpiak.
Safet Gjici, akuzohet për veprën penale ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor’, ndërsa ajo akuzohet për ‘korrupsion aktiv’, shkruajnë mediat shqiptare.
Ish-kreu i Kukësit kishte deklaruar në gjykatë se nuk ka pasur korrupsion, anise ky i fundit e kishte pranuar marrëdhënien intime me gruan.
Ndërkaq, Alma Kaçi, kishte thënë se ajo e kishte bërë filmimin pasi që ishte ngacmuar në takimin e parë.