3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ngritët aktakuzë ndaj personit që sulmoi fizikisht djalin e vëllain e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit V.B., për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Sulmi”.

I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij, E.B dhe vëllain e tij I.B, shkruan Insajderi.

Njoftimi i plotë: 

Prokuroria njofton se, më 18 korrik 2022 , në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri V.B., me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit, djalit të tij, E.B., ku pas një mos marrëveshje paraprake që kishin në mes tyre, i pandehuri fillon qe ti bërtasë djalit të tij, më pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht te dëmtuarin duke e goditur me shuplaka ne kokë.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, vëllait të tij, I. B.

I dëmtuari I.B., pasi vëren te pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për ti ndarë, por i pandehuri revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, shpinë, duar dhe në pjesë të tjera te trupit, me ç ‘rast te dëmtuarit i shkakton lëndime trupore.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, nënparagrafin.1.4 të KPRK-së.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri V.B., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img