0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ngritet aktakuzë ndaj personit që iu gjetën qindra kilogramë mish të prishur dhe pa afat në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Xh.G., për shkak të veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” nga neni 261 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 paragrafi 1, të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Xh.G., në vazhdimësi, në Fushë Kosovë, saktësisht në rrugën “Hajrullah Zymi” afër shkollës fillore “Mihal Grameno”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshme pasuror ka vu në shitje produkte ushqimore duke e ditur se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve në atë mënyrë që të njëjtit në lokalin e tij nga Inspektori Sanitar i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe nga Policia e Kosovës, i janë gjetur një sasi prej 126 kg e produkteve të mishit, pa dokumentet e nevojshme të kontrollit nga personi kompetent, pa dokumentin e prejardhjes, si dhe pa datën e prodhimit apo të skadimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img