Site icon PrishtinaPress

Ngritet aktakuzë ndaj një personi për shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.G. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shpëlarje e parave”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit H.G. akuzohet se ka pranuar shumën e të hollave prej 213 mijë euro, me qëllimin që ato të vihen në qarkullim si të siguruara në mënyrë të ligjshme. Siç njofton Prokuroria, shumë prej 9 mijë e 500 euro ai kishte arritur t’i tërheq duke prezantuar fakte të rrejshme.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri H.G. akuzohet se duke vepruar në bashkëkryerje edhe me persona tani për tani të paidentifikuar, në llogarinë bankare të kompanisë së tij me seli në Prishtinë, ka pranuar dhe ka poseduar shumën e të hollave prej dyqind e trembëdhjetëmijë e tetëqind e nëntëdhjeteshtatë (213,897.94) euro, me qëllimin që ato të vihen në qarkullim si të siguruara në mënyrë të ligjshme; ndërsa shumën prej nëntëmijë e pesëqind (9,500.00) euro kishte arritur t’i tërheqë duke prezantuar fakte të rrejshme”.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “shpëlarje e parave nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit.

Exit mobile version