Site icon PrishtinaPress

Ngritet aktakuzë ndaj dy policëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë, kundër të akuzuarve F.T. dhe R.K., që të dy zyrtar policor për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të KP-së.

Sipas aktakuzës të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të bashkëkryerësve si persona zyrtar, nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.

Të pandehurit F.T. dhe R.K., në cilësi të zyrtarëve policor – pjesëtarëve të Policisë së Trafikut Rrugor në Prizren, gjatë orarit të punës, e pasi që e sekuestrojnë përkohësisht automjetin për shkak të vetaksidentit, nuk hapin rast për vetaksident dhe me dashje lirojnë automjetin e tipit Volvo V40 dhe ia dorëzojnë personit F.K., edhe pse e kanë ditur se ky automjet është vetaksidentuar dhe ka rezultuar i pazhdoganuar, në të njëjtin janë vendosur targat e regjistrimit që nuk i përkisnin dhe si i tillë nuk është dashur të lirohet nga ana e të pandehurve, por të dorëzohet në terminalin doganor në Prizren, për zhdoganim.

Me këto veprime në bashkëkryerje të pandehurit F.T. dhe R.K., kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31të KP-së.

Exit mobile version