Site icon PrishtinaPress

Ngritet aktakuzë ndaj Donika Gërvallës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Brendshme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz.

Ajo akuzohet për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ajo.

Exit mobile version