Site icon PrishtinaPress

Ngritet aktakuzë kundër tre personave që sulmuan gazetarin Valon Syla

Është ngritur aktakuzë kundër tre personave që kanë sulmuar gazetarin Valon Syla.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla”.

Me këto veprime të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Exit mobile version