Shënojnë ngitje çmimet e konsumit për 0.6% në muajin shtator të këtij viti, krahasuar me muajin shtator të vitit paraprak.
Ngritje e çmimeve vërehet te mish me 1 për qind, qumështi, djathi dhe vezë 2.6 për qind, sheqeri dhe ëmbëlsira 8.1%; pije alkoolike 2.7%, duhani 5.1%, veshje 2.8%, shërbime për transport 11.8%, ngritja e çmimit të biletave me aeroplan, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1% në Indeksin e Harmonizuar Çmimeve në Kosovë. Kështu thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: bukë dhe drithëra -2.8%, pemë -7.7%, perime -3.3%, përdorimi i pajisjeve për transportin personal -1.8% dhe rënie e çmimit të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.5%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin gusht 2016. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (1.2%); perimet (5.5%); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (1.0%)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4% në IHÇK”, thuhet në komunikatë.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-4.1%) dhe shërbime për transport (-3.5%)-(rënja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK.