-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ngrihet aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të IT-së në QKUK, Insajderi sjell emrat

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të cilët dyshohen për keqpërdorim të mbi 104 mijë eurove në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, lidhur me një tender për sistemin e kamerave.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.H., L.J. dhe Y.K., në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 22.12.2020, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë (IT), në QKUK, në bashkëkryerje dhe në kundërshtim me Ligjin me Nr.04/L-042, për Prokurimin Publik, kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo tjetrin, duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që në aktivitetin e prokurimit “Furnizimi dhe montimi i Sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, kontratë e nënshkruar në mes të QKUK dhe operatorit ekonomik “Artech”, tërë aktivitetin e kryer në dhjetor të vitit 2020, përfshirë pranimin e mallit, ekzekutimin e punimeve dhe pranimin teknik të punimeve, kanë nënshkruar një raport fiktiv e që ka qenë në kundërshtim me gjendjen faktike, kështu duke i shkaktuar dëm material në shumën prej 104,751.00 euro, QKUK-së.

Që të tre këta persona muaj më parë janë përjashtuar përkohësisht nga puna në QKUK pas dyshimeve për keqpërdorime me tenderin për kamera në vlerë 104,751 euro.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paguar 104,751 euro në shtator të vitit 2020 për furnizim me kamera për objektet brenda këtij institucioni, si dhe dhomën e monitorimit të tyre. Por në fakt ky projekt nuk u realizua kurrë pasi në depon e QKUK-së nuk gjenden fare pajisjet e blera.

Të tre anëtarët e Komisionit të Pranimit, të cilët kishin nënshkruar pranimin e mallit më 22 dhjetor 2020 dhe në bazë të këtij raporti QKUK kishte kryer pagesën. Por në fakt sipas auditorit malli nuk ekziston në QKUK.

Pas ngritjes se aktakuzës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka dal me një sqarim lidhur me rastin ku tre zyrtarëve të IT-së akuzohen për keqpërdorim të mbi 104 mijë eurove.

SHSKUK ka deklaruar se rasti është iniciuar për hetime nga vet ky institucion bazuar në raportin e Auditorit të Brendshëm.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se inicimi për hetimin e rastit nga Prokuroria për 3 zyrtarët e IT-së, është bërë me kërkesë të ShSKUK-së, bazuar në raportin  e Auditorit të Brendshëm të ShSKUK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë, po ashtu i njëjti ka propozuar që të pandehurve t’u shqiptohet dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, konform dispozitave të KPRK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img