1.9 C
Pristina
Monday, February 24, 2025

Buy now

spot_img

Ngrihet aktakuzë ndaj personit që iu bashkua grupit terrorist “Al Nusra” në Damask të Sirisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj O.K., pasi ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar se i pandehuri O.K., që nga janari i vitit 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinë të qytetit të Damaskut të Sirisë.

“Prokurori i shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri O.K, që nga janari 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinën e qytetit të Damaskut, në shtetin e Sirisë, duke ndërmarr veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate, andaj, me këtë edhe e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par. 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të rastit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img