18 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Ngrihet aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy ish-zyrtarëve të Komunës së Gjakovës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj deputeti të AAK-së, Pal Lekaj, për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, gjatë kohës sa drejtonte Komunën e Gjakovës. Bashkë me ish-kryetarin Lekaj, akuzohet edhe ish-drejtori për Buxhet dhe Finanaca, Q.M. dhe ish-menaxheri i prokurorimit N.Ll.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale: 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kundër tre (3) të pandehurve për veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafit 2.4 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

I akuzuari i parë, ish-kryetar i Komunës së bashku me ish-Drejtorin për Buxhet dhe Financa dhe me ish-menaxherin e Prokurimit, po të njëjtës komunë gjatë muajit mars të vitit 2012, në bashkëkryerje duke kontribuar esencialisht në raport me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre  më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që ti shkaktojnë  dëm Komunës dhe banorëve të saj.
Sipas aktakuzës së PSRK-së, njëri nga tre të akuzuarit është ish-Kryetar i Komunës, e një ish-Drejtor për Buxhet dhe Financa dhe ish-Menaxher i Prokurimit, ndërkaq të akuzuarit janë: P.L., Q.M. dhe N.Ll.
Të akuzuarit me këto veprime kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur më paragrafin 2  nën paragrafit 2.4 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit, për veprën penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img