1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ngrihet aktakuzë ndaj një uzurpatori, në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës se paluajtshme”, nga neni 320, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, akuzohet së më parë e deri më 13 gusht të këtij vitit, në mënyrë të kundërligjshme, uzurpon pronën e paluajtshme të Komunës se Pejës dhe Ekonomisë Pyjore, pa asnjë bazë ligjore, prona të cilat i pandehuri i kishte shfrytëzuar për vendparkim deri më datën e sipërcekur derisa largohet forcërisht nga organet kompetente.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me sipër.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img