-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Suharekës për keqpërdorim të pozitës zyrtar

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Sali Asllanajt ish-kryetarit të komunës së Suharekës.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Suharekës, Sali Asllanajt dhe dy zyrtarëve të tjerë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton lajmi.net.

“ S.A. në cilësinë e kryetarit të Komunës së Suharekës, SH.B., në cilësi të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, dhe M.H., në cilësi të drejtorit të SHFMU “Bajram Curri” në fshatin Nishor, Komuna e Suharekës, për shkak se kanë kryer secili veç e veç veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me  Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”.

Në këtë mënyrë, të pandehurit kanë shkelur Ligjin e Prokurimit Publik nr.04/L-042, Ligjin për menaxhimin e financave publike nr.03/L-048, si dhe Rregulloren financiare nr.01/2013, me ç’rast i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 €.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img