11.3 C
Pristina
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

spot_img

Ngrihet aktakuzë ndaj Fikrim Damkës, ngarkohet me dy vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve Fikrim Damka, dhe F.D., pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale “sulmi” dhe “kanosja”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Fikrim Damka më 9 shkurt rreth orës 17:20 në Prizren ka përdorur forcë fizike ndaj A.M. dhe M.J., për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme në mes tij dhe të dëmtuarit M.J., lidhur me publikimin e disa informatave dhe lajmeve në rrjetet sociale për partinë “KDTP” dhe kryetarin Damkka.

“Derisa të dëmtuarit ishin duke qëndruar në parkun e lagjes me disa anëtarë tjerë të partisë së tyre “YTHP”, për një moment i pandehuri hyn në park dhe me vrull i afrohet të dëmtuarës, dhe i drejtohet me fjalë kanosëse, dhe më pas me dy duart e kap të dëmtuarën nga pjesa e supeve dhe e shtynë, ku më pas aty ndërhyjnë të pranishmit dhe e largojnë të njëjtën nga parku, më pas i pandehuri i drejtohet të dëmtuarit M.J., me fjalë kanosëse dhe menjëherë e sulmon, duke e goditur me trupin e tij, trupin e të dëmtuarit dhe me kokën e tij e shtyen kokën e të dëmtuarit, me ç`rast tek i dëmtuari shkakton dhimbje fizike. Me këto veprime, i njëjti kryen veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së”.

“Po ashtu, i pandehuri i parë F.D. (1972), seriozisht i kanosë me fjalë, të dëmtuarit A.M., dhe M.J., se do t`i privojë nga jeta, me ç`rast të dëmtuarve u shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale. Me këto veprime i njëjti, kryen veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, prokuroria tha se i pandehuri i dytë, F.D. më 9 shkurt rreth orës 17:20 në Prizren ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarit M.J, ku e ka sulmuar duke e shtyrë me duar nga gjoksi, me ç’rast i ka shkakruar dhimbje fizike.

“Gjithashtu, pandehuri i dytë F.D. (1992), seriozisht e kanosë me fjalë të dëmtuarin M.J., se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që, pasi e sulmon të dëmtuarin, i drejtohet me fjalë kanosëse, me ç`rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img