-0.2 C
Pristina
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

spot_img

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për prodhim dhe përpunim të drogës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve për prodhimin dhe përpunimin e paautorizuar të narkotikëve.

Sipas prokurorisë, i pandehuri M.M, akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Ndërkaq, i pandehuri S.N. përveç veprës penale “prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, akuzohet edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tutje, bëhet e ditur se kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img