Site icon PrishtinaPress

Ngrihet aktakuzë ndaj çiftit që sulmoi gazetarët

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj çiftit që këtë javë ka sulmuar dy gazetarët e portalit “Lajmi.net”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka treguar se ndaj të pandehurëve është caktuar edhe masa e arrestit shtëpiak.

Sipas Ulaj, aktakuza është ngritur për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”.

Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka ngritur aktakuzë me propozim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës M.B., në drejtim të veprave penale “Kanosja” dhe “Sulmi”, sipas KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se në këtë aktakuzë është i përfshirë i pandehuri A.L., i cili ngarkohet me veprën penale “Sulmi”, sipas KPRK-së”, ka treguar Ulaj për “Express”.

Exit mobile version