Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj 27 të pandehurve.
Aktakuza është ngritur ndaj tyre për shkak të kryerjes së veprës penale “Kontrabandim të migrantëve”, transmeton KlanKosova.tv.
“Kryesisht shtetasve siriaë, ku i është mundësuar më shumë se shtatëqind (700) personave kalimi nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane”, thuhet në kumtesë.
Fjala është për rastin e njohur si “Shkoza” dhe arrestimet që janë bërë gjatës verës pas bastisjeve në disa lokacione në Prizren.