-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ngrihet aktakuzë kundër Harris Kelmendit për keqtrajtimin e qytetarit brenda stacionit policor

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit policor Harris Kelmendi dhe kolegut të tij Agon Hyseni, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndërsa Kelmendi ngarkohet edhe me veprën “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Aktakuza kundër tyre është ngritur pas pamjeve të publikuara në media ku Harris Kelmendi godet me shuplakë një të djalë të ri në moshë, brenda stacionit policor. Ndërsa, rasti kishte kishte ndodhur në qershor të vitit 2018.

Lajmin për ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar për Gazrtën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, më 02.04.2021, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet H.K., në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 të KPRK-së dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga 386 të KPRK-së, si dhe ndaj personit me inicialet A.H., në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ulaj për Express.

Harris Kelmendi u arrestua për herë të dytë ndërsa IPK’ja kishte marrë vendim edhe për suspendimin e dy zyrtarëve tjerë policor, një rreshteri dhe një polici tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img