-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ngrica, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë dhe dy javët e ardhshme

“Mendimi për motin” ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë fundjavë dhe dy javët e ardhshme. 

Kjo fundjavë pritet të jetë me kthjellime, por me ngrica.

Vransirat shpërndahen orëve të para të ditës së shtunë, mirëpo nga pjesë lindore mund të ketë zhvillime të vransirave lokale pasdite, e nuk përjashtohet mndësia të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtë bore. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 2C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimore 5-10m/s.

“Mot stabil parashihet nga dita e diel, megjithëse më i ftohtë, me ngrica orëve të mëngjesit, ku temperaturat minimale mund të zbresin në -6C e -8C. Maksimalet gradualisht në rritje deri në 6C e 9C, deri të mërkurën. Dominojnë më shumë qetësitë, por herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/share/p/1B57VXUjHZ/?mibextid=WC7FNe

Mot më stabil pritet të mbajë në javën e fundit të nëntorit, ku temperaturat do të rriten përreth mesatareve.

“Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. 

“Pas kthjellimeve në fillim të javës, në pjesën e dytë po shfaqen sinjale që ndonjë sistem frontal nga pjesë qëndrore të kontinentit të depërtojë mbi rajon, ku mund të zhvillonte kushte për reshje shiu apo dhe bore në pjesë të vendit. Temperaturat shënojnë rritje përreth normaleve, maksimalet deri në 7C e 10C, e ato minimale mbi 0C. Sasitë e të reshurave nuk duket se do të jenë të larta. Fundjavën e ardhshme sërish më pas priten kthjellime, derisa stabile mbetet situata edhe ditëve të para të dhjetorit, me temperatura maksimale deri në 6C e 8C, ndërsa minimalet pranë 0C. Mundësi për të reshura paraqiten më pas, nga 5 dhjetori, me siguri të përziera të shiut e të borës. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh”, thuhet më njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img