Një balenë e dyshuar se ishte trajnuar si spiune ruse është gjetur e vdekur.
Kafsha – e cila njihej si Hvaldimir – u gjet duke lundruar në gjirin Risavika në Norvegjinë jugore të shtunën nga një burrë i cili ishte duke peshkuar me djalin e tij, raportoi transmetuesi publik norvegjez NRK.
Biologu detar, Sebastian Strand, i cili ka monitoruar balenën për tre vitet e fundit, tha se është e paqartë nga se ngordhi Hvladimir, duke shtuar se nuk ishin të dukshme lëndime të mëdha të jashtme.
“Është absolutisht e tmerrshme”, tha Strand. “Ne vetëm duhet të kuptojmë se çfarë mund të ketë ndodhur këtu”.
Regina Crosby Haug nga One Whale, një organizatë që bëri fushatë për të mbrojtur Hvaldimir, shtoi se ai ishte një “balenë e re e shëndetshme dhe pa shenja sëmundjeje”.
Hvaldimir u pa për herë të parë pranë ishullit norvegjez Ingoya në prill të vitit 2019.
Atij iu dha emri Hvaldimir duke kombinuar fjalën norvegjeze për balenë – hval – dhe emrin e parë të presidentit rus Putin Vladimir.