3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet që pritet të ndodhin sot në vendin tonë

Ngjarjet e datës 28 mars 2023:

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë. (Fshati Izbicë, ora 9:30)

– Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19 në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

– Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me Thirrjet elektronike të dërguara nga gjykata themelore në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e KGJK -së, rr. “Luan Haradinaj”, ora 9:30)

– Kryeshefit Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Komuna e Rahovecit bën homazhe dhe nderime për dëshmorët Enver Duraku dhe Shefki Thaqi. (Të vendi rënies në malet e Gallushes, mbi fshatin Dobërdolan, ora 11:00)

– Federata e Xhudos së Kosovës organizon demonstrimin e xhudos në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, i cili ka për qëllim promovimin e këtij sporti si aktivitet jashtëshkollor në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. (Shkolla “Qamil Batalli” në Prishtinë, ora 12:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me punën e deritanishme tÑ‘ Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, si dhe aktivitet dhe sfidat e këtij komisioni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img