Site icon PrishtinaPress

Ngjarjet në veri/reagon zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Besnik Bislimi, ka reaguar për ngjarjet e fundit të veri të vendit. Kryetarët e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnë punёn menjёherё. Institucionet publike e kanë obligim tё sigurojnë kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnë detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre.

Ky është postimi i tijë i plotë:

 Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre.

Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs.

Njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra.

Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё.

Qytetarёt i ftoj qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit.

Mekanizmat e sigurisё i ftoj qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё.

Exit mobile version