Në Gjakovë mbahet Panairi i Punës. (Palestra e Sporteve “Shani Nushi”, Gjakovë, ora 09:00)
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon diskutimin rreth rolit të BQK-së në fushën e Mbrojtjes së Konsumatorit. (“Swiss Diamond Hotel”, ora 09:30)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, ku do të diskutojë lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve. (Ndërtesa e Kuvendit salla N 303, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit salla N 302, ora 10:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për zgjerimin e Rrugës Nacionale N9.1 Dollc –Gjakovë. (Hyrja e qytetit të Gjakovës, afër rrethrrotullimit, ora 11:00)
OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” organizon tryezën “Implementimi i projektit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan me rrethin”. (Restauron “Liqeni” Orllan, ora 11:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës “Yll Morina” në Gjakovë. (Shkolla “Yll Morina”, ora 13:00)
Mbahet ecje paqësore e organizuar nga fëmijët për të ngritur zërin e tyre për ambientin. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:10) Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka pret në takim ambasadorin e Turqisë, Çagrı Sakar. (Shtëpia e Bardhë, ora 14:00).