Site icon PrishtinaPress

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me USAID-in, organizojnë konferencën e para-ofertimit për ankandin solar 100 MW në të cilën do të ketë prezantime shpjeguese për ankandin, diskutime në panel e video informuese ku edhe do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori amerikan, Je­ff Hovenier etj. (Hotel “Emerald”, ora 8:30)

Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci. (Shkolla e fshatit Boletin, ora 10:00)

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. (Fshati Çabër, ora 10:00)

Për nderë të 25 majit ditës së dëshmorëve dhe fillimit të luftës forntale në Strellc të Epërm, fshatarët dhurojnë gjak “Strellci dhuron Gjak”. (Sheshin Ismet Ukaj, Strellc, ora 10:00)

Anulohet – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca pret në takim Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi. (Kabineti i kryetarit, ora 11:10 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Presidentja Vjosa Osmani e pret në takim komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi. (Kabineti i presidentes, ora 12:00 – Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin duhet të jenë në Presidencë, ora 11:30)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takon komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. MeMedietund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:45)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencë për media me temë: “Tatimin mbi pronën e paluajtshme”. (Zyret e Dhomës së Tregtisë, ora 13:00)

Betohet kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi. (Bistricë, ora 13:00)

Exit mobile version