Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në vendin tonë:
09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)
10:00
Demokracia Plus publikon analizën në lidhje me problemet kryesore në zbatimin e planeve vjetore të prokurimit publik në ndërmarrjet publike. (Zyrat e Demokracia Plus)
11:00
Organizata Çohu prezanton Raportin e Vlerësimit të Korrupsionit në Kosovë për vitin 2023. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
12:00
Hapet ekspozita e fotografit Alban Bujari “Covid19”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës)
11:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi bëjnë inaugurimin e objektit të ri të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren)
13:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi vizitojnë Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren, me ç’rast do të ndajnë dhurata simbolike për nxënësit e kësaj Qendre. (Qendra Burimore, Prizren)
16:00
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon koktej rasti me gazetarët sportivë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
18:15
Mbahet ndeshja miqësore në basketboll ndërmjet “CBS BANDITS” dhe Prishtinës. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)
19:00
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve Laureatët e Vitit 2023. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)