Ngjarjet e ditës së sotme:
09:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës mban takim me ekspertët e angazhuar në komision. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është zgjedhja e kryesuesit të KGjK-së; shqyrtimi i mandatit të kryetares së Komisionit për Çështje Normative si dhe raporti i Panelit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit. (KGjK, rr. “Luan Haradinaj”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00 – 11:05
Shoqata “Miqtë e Amerikës” mban disa aktivitete për nderë të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së:
10:00 – Zjarrfikësit e Prishtinës e pastrojnë platenë te shtatorja e Bill Clintonit.
11:00 – Togu Ceremonial i FSK-së e ngrit flamurin
11:05 – Vizitë ekspozitës me simbole të shtetit amerikan e shtetit të Kosovës.
(Te Shtatorja e Presidentit Bill Clinton, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Grupi i Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për medie. (Para objektit të vjetër të Komunës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Komisioni për Integrime Evropiane shhqyrin ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj dhe Projektligjim për mbrojtjen e konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
11:00
VoRAE organizon, në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Multikulturor, event argëtues për fëmijë me muzikë dhe lojëra, që promovon përfshirjen e komuniteteve. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)