Site icon PrishtinaPress

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në Kosovë

Sot më 1 mars janë paralajmëruar disa ngjarje në Kosovë.

Në mesin e tyre Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë.

Më poshtë i gjeni ngjarje e paralajmëruara për sot:

08:45

Me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, përfaqësues të Handikos-it takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. (Zyra e Kryeministrit).

09:00

PAËS International dhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do të organizojnë punëtorinë institucionale për menaxhimin efektiv dhe human të popullsisë së qenve dhe reduktimin e numrit të tyre në rrugë nga perspektiva e nivelit qendror dhe komunal. (Pylli i Arinjve, afër Badocit)

10:00

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N302).

11:00

Profesori i Biologjisë (FSHMN), Halil Ibrahimi, prezanton llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit, të quajtur “Potamophylax humoinsapiens”. Me këtë rast, ai do të mbajë një ligjëratë. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së).

11:00

OJQ Aktiv organizon një diskutim për bashkëpunimin ndërkufitar kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe rëndësinë e komunikimit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

12:00

Përfaqesues të Handikos-it takohen me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. (Zyra e Kryeparlamentarit)

13:30

Përfaqesues të Handikos-it takohen me drejtorë komunalë. (Komuna e Prishtinës)

 

Exit mobile version