Site icon PrishtinaPress

Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e datës 7 shkurt;

Ministria e Financave organizon konferencën “Fuqizimi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike dhe llogaridhënies menaxheriale në subjektet e sektorit publik në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, ku do të diskutohet lidhur me mundësinë që Burgu i Prishtinës të shndërrohet në Muze. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën N 302, ora 10:00)

Mbahet “Takimi i Këshillit ministror për integrime evropiane”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të vizitojnë Spitalin e Prizrenit. (Spitali i Prizrenit, ora 11:00)

Mbahet diskutim me rastin e prezantimit të raportit vjetor të monitorimit të prokurimit publik. (Qendra Orion, ora 11:00)

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë do të protestojë para Policisë së Kosovës pas raportimeve për përdhunime ndaj grave e vajzave. (Stacioni “Qendra”, ora 12:00 Prishtinë)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore. (Ministria e Financave, ora 13:00)

Ambasadorët francezë dhe gjermanë, Didier Chabert, Christian Heldt, ministri Kujtim Gashi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO-s, Djuro Blanusa, do t’u drejtohen studentëve kosovarë për mësimet e nxjerra nga pajtimi franko-gjerman. (Qendra e Konferencave të Orionit, ora 15:00)

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratave të mirëkuptimit nga studentët përfitues të bursave. (Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi “Skënderbeu”, salla P-38, ora 15:30).

Exit mobile version