Ngjarjet e datës 27 shtator
Millennium Challenge Corporation MCC organizon konferencën me temën “Seek Beyond Threshold”. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 08:30)
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00)
Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës (AWESK) organizon konferencën e parë rajonale “Energjia dhe gratë”.(Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për Tubimet Publike; atë për Sigurinë Kibernetike, si dhe Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë me kryetarët e gjykatave si dhe prokurorët e Prokurorive të Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:15)
Komisioni për Ekonomi mban takim mbi zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performancës së ndërmarrjes publike KOSTT. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)
Këshilli i Prindërve mban protestë për shkak të grevës në arsim. (Shkolla “Naim Frashëri” Prishtinë, ora 12:00)
Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë MINT viziton Parkun arkeologjik Ulpiana (11:00 – 12.00), kompleksin Etno Fest. (Fshati Kukaj ora 13:00)
D4D mban sallonin me temën “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?” (Libraria “Dukagjini” Prishtinë, ora 17:00)/Prishtinapress/