2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e ditës: 2 mars 2023

09:00
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese mban mbledhje. Merr vendim për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

09:20
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon aksion simbolik, sikur thuhet, për të demaskuar përpjekjet e dyshimta të deputetit Ardian Gola në ndërhyrjet që ai është munduar t’i bëjë në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Para hyrjes kryesore të Kuvendit)

09:30
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

09:30
Këshilli i Evropës organizon konferencën “Arsimi gjithëpërfshirës: Nga politika në praktikë”. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë 56 pika nga seancat e kaluara, të mbajtura në dhjetor 2022, janar dhe shkurt 2023. (Kuvendi i Kosovës)

10:45
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për medie, me ç’rast do ta bëjë publike themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë)

11:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, do ta bëjnë përurimin e punimeve infrastrukturore (rrugë, kanalizim dhe ndriçim) në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren. (Prizren)

12:00
Shfaqet premiera e dokumentarit “Kosova monumentale e paradokseve”, që trajton çështjen e memorialeve të viktimave civile të luftës në Kosovë. Ky aktivitet do të pasohet me një diskutim mbi “historinë” paradoksale të Kosovës nëpërmjet monumenteve dhe memorialeve, me panelistë Zanita Halimi, Ylber Hysa dhe Nol Binakaj. (Kino ABC, Prishtinë)

13:45
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e anketës “Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë – Serbi: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. (Libraria “Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”)

14:00
Mbahet ceremoninë e Grantit të Performancës Komunale. Marrin pjesë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi; Johannes Madsen, nga Zyra e BE-së në Kosovë; ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund (Ndërtesa e ish-Rilindjes)

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img